Iku në Turqi para shumë vitesh, Bertan Asllani rikthehet me një këngë në gjuhën shqipe

Bertan Asllani njihet për hite të shumta që ka sjellur ndër vite, por tashmë është bërë një kohë e gjatë që kur ai nuk ka lansuar një projekt të ri.
Këngëtari shqiptar nga Maqedonia ka vite që është zhvendosur për të jetuar në Turqi, ku edhe ka vazhduar karrierën e tij si në muzikë ashtu edhe në aktrim.
Por, tashmë artisti i njohur po rikthehet me një këngë në gjuhën shqipe e cila padyshim që do të pritet mirë.
Kënga mban titullin “Fluturojm” dhe është punuar nga Erkan Balkan dhe Lindon Berisha, ndërsa pritet të lansohet së shpejti.
Në një postim në Instagram Bertani ka postuar një video të shkurtër të shkëputur nga videoklipi i cili do të jetë bardhë e zi./Indeksonline/