14:24 / E Enjte, 22 Prill 2021 / AR

Iku nga burgu me dokument të rremë, Policia kap një nga trafikantët më të mëdhenj të armëve në botë

Një nga trafikantët më të mëdhenj të armëve në botë është kapur në Brazil, pesë muaj pasi ai u arratis nga burgu duke përdorur një dokument të rremë të lirimit të parakohshëm.

João Filipe Barbieri u dënua pasi ishte pjesë e një bande që kontrabandonte qindra pushkë nga SHBA të fshehura në pajisjet e pishinës.

Barbieri u gjet në shtëpinë e nënës së tij në një lagje të varfër afër Rio de Janeiro.

Ai ndryshe njihet si Zoti i Armëve, transmeton Indeksonline.

Barbieri, i konsideruar si një nga anëtarët kryesorë të bandës, u dënua për trafikim të armëve dhe u dënua me 27 vjet burg. 

Por në nëntor të vitit 2020 ai arriti të dilte nga një burg i sigurisë së lartë në Rio pasi falsifikoi një dokument gjyqësor, për të urdhëruar lirimin e tij të parakohshëm.

Ai u arrestua në një operacion policor të mërkurën në qytetin Niterói, 9 km nga Rio, shkruan BBC./Indeksonline/

Posteri i kërkuar i Barbieri