08:50 / E Enjte, 21 Maj 2020

Ilaçet kundër malaries testohen kundër koronavirusit

Në Brajton dhe Oksford ka nisur një testim për të kuptuar nëse dy ilaçe kundër malaries mund të parandalojnë koronavirusin e ri.

Chloroquine dhe hydroxychloroquine do t’iu injektohen më shumë se 40,000 punëtorëve shëndetësorë nga Evropa, Afrika, Azia dhe Amerika Jugore.

Të gjithë pjesëmarrësit janë pjesë e stafit, që kanë qenë në kontakt me pacientët e prekur nga sëmundja Covid-19, që shkakton koronavirusi.

“Ne vërtet nuk e dimë nëse chloroquine apo hydroxychloroquine janë të dobishme apo të dëmshme kundër Covid-19”, ka thënë një prej udhëheqësve të studimit, profesori Nicholas White.

Mirëpo ai ka thënë se testim i kontrolluar si ky, kur asnjëri prej pjesëmarrësve dhe hulumtuesve nuk e di se kujt i janë dhënë ilaçet, është mënyra më e mirë për ta kuptuar efektin.

Ky vendim ka ardhur pasi presidenti amerikan, Donald Trump ka thënë më herët gjatë javës së ka konsumuar këto ilaçe, pavarësisht paralajmërimeve se një gjë e tillë mund të mos jetë e sigurt.

Mos i humb