Ilaçet më të mira natyrale për largimin e dhimbjeve
Dhimbjet në pjesë të ndryshme të trupit janë të zakonshme për shumë njerëz.
Por, përderisa shumica e njerëzve “shpëtimin” e gjejnë tek ilaçet farmaceutike, ka prej atyre që vazhdimisht kërkojnë ilaçe natyrale për largimin e dhimbjeve.
Prandaj, më poshtë jua sjellim disa prej ilaçeve më të mira natyrale për largimin e dhimbjeve.
Akupunktura
Një studim i vitit 2010 kishte zbuluar se
akupunktura i stimulon receptorët të cilët e shtypin dhimbjen, ndërkohë që
njëkohësisht e rrisin prodhimin e neurotransmetuesit adenozinë. Kjo e qetëson
mendjen, e zvogëlon hiperaktivitetin në tru dhe e largon përgjumjen.
Masazhi
Pas analizimit të dhjetëra studimeve për
ndikimin e terapisë së mesazhit në lehtësimin e dhimbjeve të shpinës, dhimbjes
së muskujve, të eshtrave, të kokës, etj., hulumtuesit kanë treguar se masazhi e
zvogëlon dhimbjen.
Ushtrimet
fizike
Ushtrimet e kontrollit motorik u ndihmojnë
muskujve përreth shpinës të koordinohen më mirë me njëra-tjetrën për të ofruar
mbështetje më të mirë për shpinën. Këto ushtrime e rrisin kualitetin e jetës
sepse e zvogëlojnë dhimbjen.
Teknikat
e relaksit
Teknikat e frymëmarrjes, meditimi dhe metodat
tjera të relaksit e zvogëlojnë dhimbjen e trupit.