15:57 / E Diele, 19 Dhjetor 2021 / MSH

Ilaçi i Alzheimerit nuk miratohet për përdorim në BE

Agjencia Evropiane e Barnave (EMA) i ka thënë jo miratimit të një ilaçi të ri për sëmundjen e Alzheimerit në BE.

Aducanumab nuk duket të jetë efektiv në trajtimin e të rriturve me simptoma të fazës së hershme, tha EMA.

Organizatat e Alzheimerit thonë se janë të zhgënjyera nga vendimi sepse mijëra njerëz nuk kanë asnjë mundësi trajtimi, shkruan BBC.

Ilaçi, që është trajtimi i parë i ri që 20 vite, u miratua në mënyrë të diskutueshme në SHBA në qershor.

Në atë kohë, shumë shkencëtarë thanë se kishte pak prova se ishte e dobishme, pavarësisht se synonte amiloidin, një proteinë që formon grumbuj anormalë në trurin e njerëzve me Alzheimer.

Biogen, prodhuesi i ilaçit, mund të kërkojë që vendimi i EMA të riekzaminohet brenda dy javëve të ardhshme.

Nuk dihet nëse kompania do të paraqesë një aplikim të veçantë për miratim tek rregullatori i Mbretërisë së Bashkuar, MHRA.