Ilaçi për diabet dhe zemër mund të ndihmojë me çrregullimet mendore
Një ilaç i lirë dhe i thjeshtë që përdoret në masë të madhe për trajtimin e diabetit dhe problemeve me zemër, potencialisht mund të ndihmojë në trajtimin e sëmundjeve të rënda mendore.
Është vërejtur se numri i nevojave për tretmane në spitale ka rënë për një të pestën kur pacientët kishin përdorë ketë ilaç.
Hulumtuesit nga University College në Londër kanë deklaruar se këto të gjetura kanë potencial të madh.
Mirëpo, ekspertë të pavarur kanë theksuar se rezultatet duhet të analizohen përmes testimeve klinike.