15:03 / E Mërkurë, 31 Gusht 2022 / B O

Ilary Blasi pas ndarjes me Tottin, darka romantike në Romë dhe tatuazhi i ri

Ilary Blasi është gjithnjë e më sociale. E patrazuar, si një vakum pneumatik ndaj zhurmës së krijuar nga ndarja me Francesco Totti dhe thashethemeve të bujshme dhe të dhimbshme që pasuan, “showgirl” ka rifilluar me frekuencë të rregullt për të ndarë disa momente të përditshmërisë së saj me më shumë se dy milionë ndjekës.

Gjatë orëve të fundit, prezantuesja e “Mediaset” ka publikuar histori në Instagram që e portretizojnë tejet bukuroshe, me një pamje që rrit siluetën e saj në një tarracë me pamje romantike të Romës.

Një mbrëmje e kaluar në emër të komoditetit, ku Ilary nuk mungoi të ndajë edhe një foto të njërit prej tatuazheve të saj të shumta. Në fakt, në “story” në Instagram ajo ka treguar tatuazhin në kyçin e dorës, ku shfaqeshin dy fëmijë të stilizuar.

“Showgirl” e kishte bërë këtë si një nderim për Cristian dhe Chanel, dy nga tre fëmijët e saj që ka me ish-kapitenin e Romës. Në dorën e ish-zonjës Totti asnjë unazë, tashmë të hequra disa muaj më parë.

“Kemi kaluar gati një çerek shekulli bashkë, kemi shijuar gjithçka e në të gjitha aspektet, sepse unë isha vërtet i çmendur në dashuri. Nëse ajo (Ilary) do të kishte bërë diçka më shumë, nuk do të largohesha kurrë prej saj, kjo është e qartë”.

Me këto fjalë Francesco Totti do ta komentonte me mikun e tij Alex Nuccetelli fundin e martesës me prezantuesen e Mediaset. Për ta raportuar këtë ka menduar “Corriere della Sera”. Kësisoji, ish-kapiteni i Romës do të ishte përpjekur në çdo mënyrë për të shmangur ndarjen, por për t’i vënë ‘pikat mbi I’ historisë do të vepronte Blasi.