Ilda Bejleri dhe Digitalb drejt ndarjes, moderatorja me projekt të ri
Ajo është një nga gazetaret e sportit më të bukura dhe më të njohura të ekranit shqiptarë, shkruan Indeksonline.
E teksa së fundmi flitej se Ilda Bejleri kishte mosmarrëveshje me kompanin ku kishte punuar për shumë vite, duket këto nuk paskan qenë vetëm thashetheme.
Ka qenë pikërisht miku i Ildës, blogeri Olti Curri i cili ka publikuar një fotografi me bukuroshen, duke shkruar : “Duke festuar me Ilda Bejlerin rrugëtimin e ri në një super projekt”
Kjo ka konfirmuar edhe njëherë se ajo është gati për ndonjë projekt të ri televiziv. /Indeksonline/
