11:09 / E Premte, 22 Maj 2020 / indeksADMonline

Ilda Bejleri drejt largimit nga Top Chanel? Kjo foto jep sinjalet e para

Ilda Bejleri që nga shtatori është pjesë e emisioni “Procesi Sportiv” ku prezanton së bashku me Edi Manushin.

Por një video që po qarkullon në media ka ngritur dyshimet se Ilda po mendohet të largohet nga emisioni, madje dhe nga ky televizion. Le të themi se edhe nvse kjo gjë ndodh e kuptojmë vendimin e Ildës pasi mendohet se ajo do të shfaqet përkrah Ardit Gjebreas.

“News31” ka publikuar videon ku Ilda Bejleri shfaqej përkrah Ardit Gjebresë tek “E diela shqiptare” në “Tv Klan” .

Mendohet që Ilda mund të jetë krah Arditit në një nga rubrikat e tanishme të emisionit ose në një rubrikë të re që do i shtohet “E diela shqiptare”. Ose thjesht është e ftuar këtë të dielë tek emisioni i Arditit, por kjo mbetet për t’u parë deri ditën e dielë që do të transmetohet emisioni.