12:15 / E Martë, 03 Shtator 2019 / indeksADMonline

Bejleri për Shakohoxhën: S’e di çfarë profesioni ka: menaxher, komentator, apo brigadier…!

Largimi i moderatores së njohur Ilda Bejleri pas 11 vjetësh nga “Digitalbi” u bë kryefjala e mediave rozë për disa ditë me radhë.

Aludimet në lidhje me ikjen e moderatores ishin të ndryshme, por më shumë thuhej se moderatorja ishte në një konflikt me komentatorin e sportit, Dritan Shakohoxha.

E ftuar së fundmi në emisionin e mëngjesit moderatorja u pyet nga Ori Nebiaj në lidhje me raportin me Shakohoxhën.

“Nuk kam absolutisht asgjë me Shakohoxhën, madje i uroj gjithë të mirat. Por, uroj gjithashtu që të gjejë veten, pasi nuk e ka kuptuar akoma se çfarë dëshiron të bëhet, a është komentator sportiv, a është menaxher sportistësh apo është një njeri që të merr e të heq nga puna,” u shpreh Ilda duke ironizuar alduimet se shkak për largimin e saj ishte bërë vetë Shakohoxha.

Një tjetër pjesë shumë e komentuar e Ildës, është edhe jeta e saj luksoze. Ndalur këtu, Ilda është pyetur nga moderatorët nëse ajo paguhej më tepër se koleget e tjera në Digitalb dhe përgjigja e saj ishte shumë e drejpërdrejtë:

“Sigurisht që paguhesha më shumë se koleget e tjera në Digitalb”.

Padyshim kjo edhe për faktin se Ilda ka qenë edhe imazh i kësaj paltforme televizive. Në vijim, nëpërmjet batutave, Ilda tregoi se krahas fitimeve të saj, fatmirësisht edhe familja zotëron një ekonomi të mirë.