Ilir Aliu emërohet zv/ministër në ministrinë e Financave dhe Transfereve

Kryeministri i vendit, Albin Kurti ka emëruar zëvendësministrin e ri të Ministrisë së Financave dhe Transfereve.
Ilir Aliu është zv/ministri i ri i emëruar sot nga Kurti, raporton Indeksonline.

Kryeministri Albin Kurti ka uruar Aliun për pozitën në këtë institucion dhe ka shprehur gatishmërinë për të bashkëpunuar në të ardhmen për çështje relevante, në shërbim të qytetarëve./Indeksonline/