Ilir Avdyli i lumtur me ftesën e Foda-s: Është privilegj, isha këtu edhe para shtatë viteve

Kombëtarja e Kosovës vazhdon stërvitjet për dy ndeshjet miqësore që do t’i zhvillojë gjatë këtij muaji.
Në këtë grumbullim është edhe portieri, Ilir Avdyli i cili është pjesë e Llapit në Superligën e Kosovës, shkruan Indeksonline
33-vjeçari ishte pjesë e Kosovës që prej pranimit të kësaj të fundit në UEFA dhe FIFA.
“Kam qenë i grumbulluar edhe para shtatë vitesh, por atëherë nuk ishim të pranuar në UEFA e FIFA. Tani është ndjenjë tejet e veçantë”, tha Avdyli.
Përgatitjet e Kombëtares së Kosovës për miqësoret ndaj Armenisë dhe Hungarisë po shfaqin një përkushtim të madh nga lojtarët dhe stafi trajnues, duke shpresuar për rezultate pozitive që do të ndikojnë në forcimin e ekipit për sfidat e shtatorit në Ligën e Kombeve./Indeksonline/