Ilir Daja dje u prezantua te Dinamo-ja, vëmendjen e mori presidenti me puro

Trajneri i njohur shqiptar, Ilir Daja, është prezantuar te skuadra e Dinamo City.
Dje gjatë ditës ndodhi prezantimi i ish-trajnerit të Ballkanit, por vëmendjen e mori presidenti i klubit, Ardian Bardhi, shkruan Indeksonline
Si asnjëherë më parë, presidenti i klubit shqiptar në prezantim të trajnerit ndezi një puro para gazetarëve.
Ky moment është bërë viral në rrjetet sociale, dhe të gjithë po quajnë si amatorizëm nga skuadra e Superiores./Indeksonline/