75 Mall Live Search
21:55 / E Martë, 12 Korrik 2022 / Gj. Sh

Ilir Daja flet pas eliminimit të Ballkanit nga Liga e Kampionëve (VIDEO)

Trajneri i Ballkanit ka folur pas ndeshjes ku kampioni aktual i Kosovës pësoi humbje në ndeshjen e dyte kualifikuese për Ligën e Kampionëve nga Zalgiris me rezultat 1-0.

Daja në një intervistë me gazetarin Arlind Sadiku, ka thënë se ajo që e penalizoi skuadrën e Ballkanit ishte ndeshja e pare e cila përfundoi 1-1 në Prishtinë, transmeton Indeksonline.

Ai shtoi se ndeshja e pare ka mundur të përfundoj me dy apo tre gola diferencë për Ballkanin.

Unë do të thoja që këto ndeshje janë 180 minutëshe ajo që na panalizoi më shumë ishte fakti i ndeshjes së parë ku shansi nuk ishte me ne sepse kemi krijuar jashtë mase shumë situata para portës dhe ndoshta me një rezultat pozitiv të ndeshjes së parë mund të ishim më të qetë këtu sepse dihet që vështirësia qëndron në përshtatjen kur ka lëvizje të mëdha gjeografike nga Kosova, ashtu siç e kishim problem me lojtarët e Zalgiris në përshtatjen në Kosovë, atë problem e kishim edhe ne këtu dhe ajo ndeshje e parë duhet të ishte një ndeshje me dy apo tre gola diferencë që mund të na jepte njëfarë qetësie në ndeshjen e dytë./Indeksonline/