75 Mall Live Search
21:11 / E Enjte, 06 Tetor 2022 / Gj. Sh

Ilir Daja me dedikim special pas fitores

FC Ballkani ka shënuar fitoren historike ndaj Sivvasporit.

Ballkani ka marrë fitoren e madhe në grupet e Conference League, pasi mposhti Sivvasporin me rezultatin 3:4, shkruan GazetaBlic Sport.

Pas ndeshjes, trajneri Ilir Daja tha se kjo fitore i dedikohet gjithë Kosovës.

“Sot ia dedikojmë fitoren gjithë Kosovës. Me gjithe mungesat, lojtarët qe u futen e vazhduan dhe luajtën shumë mirë”, tha fillimisht Daja në Art Sport1.

“Shpresojë që në ndeshjen tjetër të kemi mbështetjen e gjithë Xhebrailave dhe të gjithë Kosovës dhe pse jo të fitojmë sërish”, përfundoi ai.