Ilir Daja nuk ia del me Dinamon, eliminohen nga Conference League

Dinamo i ka dhënë fund aventurës europiane, kjo pas barazimit 1-1 me Jagiellonian në “Arenën Kombëtare”, me rezultatin e përgjithshëm që shënonte 1-4 për polakët.
Djemtë e Ilir Dajës luftuan deri në fund përpara tifozerisë së tyre, teksa në pjesën e parë patën disa raste, por finalizimi i duhur nuk erdhi.
Në minutën e 68’, Bregu ndezi një fije shpresë pas një goli të shënuar, por pas 11 minutash, Rallis i dha fund ëndrrës europiane të dinamovitëve.
Kështu Dinamo largohet me kokën lartë nga këto kualifikuese, në të cilat u ndal vetëm në fund, teksa Ilir Daja me ekipin e tij do të përqendrohen në startin e kampionatit në sezonin e ri.