14:17 / E Mërkurë, 07 Shkurt 2024 / G T

Ilir Daja shpallet trajneri i vitit nga Komuna e Suharekës

Trajneri shqiptar, Ilir Daja ka fituar një mirënjohje nga Komuna e Suharekës.

Daja është shpallur trajneri më i mirë i vitit, pas suksesit fantastik me Ballkanin si në Superligë ashtu edhe në garat e UEFA-s, shkruan Indeksonline

Çmimin si futbollisti më i mirë i vitit e mori Qëndrim Zyba, i cili kompletoi ditë më parë transferimin në Legia të Warsawa.

“Jemi të nderuar që sërish nga Komuna e Suharekës, Fc Ballkani është kryefjala sportive, duke filluar nga zgjedhja si klubi më i mirë i vitit”, shkruhet në njoftimin e klubit./Indeksonline/