75 Mall Live Search
16:19 / E Enjte, 18 Prill 2019 / indeksADMonline

Ilir Deda gati të kalojë në Grupin Parlamentar të PSD-së

Deputeti i Alternativës, Ilir Deda është parë sot teksa ka hyrë në selinë e Partisë Social Demokrate në Prishtinë.

Burimet e Indeksonline brenda takimit kanë konfirmuar se Deda ka pasur një takim me zyrtarë të partisë rreth angazhimit të tij në Grupin Parlamentar të PSD-së.

Takimi është zhvilluar pasdite teksa zyrtarisht ende nuk ka informacion për kalimin e tij në PSD.

Rikujtojmë se së fundi Deda dhe kryetarja e partisë “Alternativa” Mimoza Kusari-Lila kanë pasur mosmarrëveshje sa i përket drejtimit të partisë./Indeksonline/