75 Mall Live Search
23:30 / E Mërkurë, 15 Prill 2026 / Z S

Ilir Deda: Sovraniteti i Kosovës ende i papërmbyllur në arenën ndërkombëtare

Analisti politik Ilir Deda, në Adresa tha se çështja e sovranitetit të Kosovës mbetet ende e papërmbyllur në nivel global.

Ai ka theksuar se për shumë vite shtetësia është matur kryesisht përmes anëtarësimit në Organizatën e Kombeve të Bashkuara.

Sipas tij, pavarësisht zhvillimeve të brendshme politike, Kosova ende nuk ka arritur konsolidim të plotë ndërkombëtar të shtetësisë së saj.

“Çështja e sovranitetit është se deri para disa vitesh është matur me atë se a je pjesë e Kombeve të Bashkuara apo jo. Kosova nuk e ka shtetësinë e përfunduar, pavarësisht rrymave të brendshme nuk ka kurrfarë efekti të vërtetë pa e përfunduar shtetësinë në nivel global. E tek mandej mund të flitet për këtë punë.”, tha Deda