Ilir Ferati “dimëron” me veturë luksoze, mbi 52 mijë euro i kushton vetura e blerë nga komuna e Istogut

Kryetari i Istogut, Ilir Ferati e ka “qarosë” veten me veturë luksoze!
Në marrëveshjen e siguruar nga Indeksonline figuron se blerja e bërë për komunën nga një autosallon në Ferizaj është hiç me pak se 52 mijë e 599 euro.
Në përshkrim thuhet se blerja është bërë për zyrën e kryetarit.
Çmimi më i ulët dhe më i lartë i tenderit për veturë për zyre të kryetarit ka vlerën aq sa komuna ka shfrytëzuar për të blerë këtë veturë.
Indeksonline raporton se Komuna ka blerë gjithashtu edhe vetura për administratë komunale.
