20:44 / E Premte, 24 Shtator 2021 / OSH

Ilir Ferati: Do të investojmë në Rini dhe Turizëm

I ftuar në emisionin “Context” në televizionin ATV, kandidati për komunën e Istogut nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, z.Ilir Ferati para analistëve politikë shpalosi programin e tij që bazohet në 5 shtylla kryesore.

Theks të veçantë Ferati vuri tek plani i tij për aktivizimin e rinisë dhe zhvillimin e turizmit në qytetin e Istogut. Ndër të tjerash ai theksoi që prej projekteve që duhen të realizohen është projekti i Bjeshkës së Moknës apo Bukuroshja e Ballkanit, ofrimi i pronave të cilat jane në pronësi komunale te ata investitorë me kushte specifike në mënyrë që ata të kenë mundësitë të investojnë dhe të krijojnë bujtina, hotele dhe restorante në mënyrë që Istogu të jetë ofertë më e madhe sesa një ditore për turistët vendorë dhe ndërkombëtarë.

Poashtu Ferati shpjegoi edhe planin e tij per hartat digjitale te vendeve turistike të Istogut që do të realizohet qysh në vitin e parë.