75 Mall Live Search
15:39 / E Hënë, 11 Tetor 2021 / LB

Ilir Ferati: Istogu vend i sportistëve të talentuar e kampionë

Kandidati i Lidhjes Demokratike të Kosovës, për kryetar të Istogut, Ilir Ferati, ka vizituar klubin e basketbollit “Istogu”, ku fillimisht shprehu vlerësimin maksimal për punën e tyre si dhe shpalosi pjesë nga programi qeverisës për sektorin e sportit.

“Identiteti i ri i Istogut është që jemi vend i sportistëve të talentuar e kampionë”, ka thënë Ferati.

Me këtë rast, Ferati shpalosi pjesë nga programi qeverisës si në vijim: -Do rrisim buxhetin për Sport me 100% -Do mbështesim me shpërblime të gjithë sportistët e dalluar për rezultatet e tyre në garat ndërkombëtare e vendore -Do organizojmë kampe verore për sportistët e Istogut -Do mbështesim çdo klub sportiv në krijimin e talentëve të rinj -Çdo shkollë do ketë palestër sportive me të gjitha rekuizitat e nevojshme për zhvillimin e aktiviteteve sportive “Basketbollistët dhe trajnerët e klubit tonë i falënderoj shumë për punën e shkëlqyeshme dhe për mikpritjen e tyre”, tha Ferati.