Ilir Ferati ndanë një videoadresim për qytetarët e Istogut

Kryetari i Istogut Fadil Ferati, i cili po synon dhe një mandat katër vjeçar, ka ndarë një videoadresim për qytetarët e Istogut. Ferati ka treguar për sfidat që i kanë kaluar gjatë këtij mandati dhe vizionin për Istogun në katër vitet e ardhshme.
Ferati ka thënë se po punojnë që Istogun ta bëjnë një vend të zhvilluar, më të qëndrueshëm dhe më mikpritës.
“E duam Istogun dhe për këtë punojmë të gjithë. Me një qëllim të përbashkët ta shndërrojmë komunën tonë, në një vend më të zhvilluar, më të qëndrueshëm dhe më mikpritës. Në këtë mandat kemi investuar kryesisht në infrastrukturë. Por puna jonë nuk ndalet këtu. Në katër vitet e ardhshme, ne do të fokusohemi në investime në turizëm, që sjellin zhvillim ekonomik, përmirësim të inftasrukturës, që e bën jetën më të lehtë. Arsim me cilësor për të rinjtë tanë, që të jenë më të përgatitur për studime dhe jetë e teknologji që e vendos Istogun, krah qyteteve me të zhvilluara. Istogu ka potencial të madh dhe është në dorën tonë ta kthejmë këtë potencial në zhvillim të prekshëm për secilin qytetar. Prandaj iu ftoj ta vazhdojmë rrugëtimin tonë, ta bëjmë Istogun një qendër turistike të Ballkanit, një vend atraktiv dhe me përspektivë për të jetuar”, ka thënë Ferati.