75 Mall Live Search
22:29 / E Mërkurë, 01 Tetor 2025 / Z S

Ilir Ferati: Përkrahje dhe motivim nga banorët e lagjes Mavraj në Saradran

Ilir Ferati, kandidat i LDK-së për kryetar të Istogut, ka shprehur mirënjohjen e tij për përkrahjen e banorëve të lagjes Mavraj në Saradran, gjatë një takimi të zhvilluar në kuadër të fushatës zgjedhore.

“Përkrahje dhe motivim në përmbyllje të kësaj nate, me banorët e lagjes Mavraj në Saradran. Faleminderit nga zemra për mbështetjen e vazhdueshme !”, ka shkruar Ferati në postimin e tij.

Ai ka theksuar se mbështetja e qytetarëve është forca kryesore e rrugëtimit të tij politik, duke shtuar se vizioni i tij mbetet zhvillimi i Istogut me projekte konkrete në shërbim të komunitetit.