75 Mall Live Search
15:50 / E Martë, 05 Tetor 2021 / B O

Ilir Ferati prezanton planin për arsim në Istog

Kandidati i LDK-së për kryetar të Istogut, Ilir Ferati ka prezantuar planin për arsim në Istog. Ferati ka thënë se bashkë me ekipën ka përgatitur plan konkret dhe cilësor për arsim.

Me një video 2 minutëshe, Ferati ka treguar disa nga planet e tij për arsim.

“Nën qeverisjen tonë fokus shumë të veçantë do ketë arsimi. Bashkë me ekipin tonë do angazhohemi pandalë e me plan konkret për arsim cilësor për të gjithë!
Për Istogun e të gjithëve e për të gjithë” ka thënë Ferati në adresimin e tij.