Ilir Ferati reagon për situatën në parti: LDK është më e madhe se Lumiri dhe Hykmetja
Pas zhvillimeve të fundit në LDK ka reaguar dhe kryetari i Komunës së Istogut Ilit Ferati. Ferati ka thënë se LDK historikisht ka qenë parti e dialogut dhe e demokracisë së brendshme dhe se debati që po zhvillohet sot, është pjesë e identitetit të tyre politik dhe dëshmi se LDK ka kapacitet të reflektojë dhe të përmirësohet.
Ndërsa ka thënë se LDK është më e madhe se Lumiri e Hykmetja dhe se kjp parti ka kaluar shumë sfida, duke ruajtur gjithmonë unitetin.
“Ne jemi të vetëdijshëm se rezultatet zgjedhore kërkojnë analizë dhe përgjegjësi, por kjo duhet bërë me qetësi, respekt të ndërsjellë dhe përmes institucioneve të partisë, përkatësisht Kuvendit të Partisë. LDK është më e madhe se secili prej nesh – më e madhe se unë, se Lumiri, se Hykmetja – dhe ka kaluar shumë sfida duke ruajtur gjithmonë unitetin. LDK nuk don protagonizëm individual, sepse na ka dëmtu historikisht; dhe kushdo që e sheh si formë protagonizmin individual, do ta dëmtojë LDK-në! Kuvendi është institucioni ku duhet t’i ballafaqojmë argumentet, institucioni që e hapë edhe e mbyll garën!Kushdo që ka gatishmëri, e ka mundësine, dhe nuk duhet me i mungu guximi!”, ka thënë Ferati.
Ferati ndër të tjera ka thënë se qëlim i tyre i përbashkët mbetet rikthimi i besimit të qytetarëve dhe forcimi i LDK-së si alternativë serioze për Kosovën.
“Ka edhe nga ata që presin ta shohin LDK-në të përçarë, madje në disa raste kanë investuar në këtë drejtim, por ne duhet të dëshmojmë se dimë të ballafaqohemi me mendime të ndryshme dhe të dalim më të fortë. Qëllimi ynë i përbashkët mbetet rikthimi i besimit të qytetarëve dhe forcimi i LDK-së si alternativë serioze për Kosovën”, ka thënë ai.

