Ilir Ferati thërret mbledhje urgjente në Istog, pritet një shkarkim!

Kryetari i Istogut, Ilir Ferati ka thirrur mbledhje urgjente të Kuvendit Komunal. Pika e vetme e diskutimit do të jetë shkarkimi i kryesueses së Kuvendit të Komunës në Istog.
Indeksonline ka siguruar dokumentin ku shihet se mbledhja do të mbahet nesër nga ora 10:00.
Fjolla Ukaj u emërua pak javë më parë si pjesë e marrëveshjes së partive opozitare.
Por, LDK pas këtij vendimi e ka bindur PDK-në që të bashkëqeverisë dhe asambleistët e PDK-së pritet të votojnë nesër pro shkarkimit të asambleistes së AAK-së.
Mbledhja e kaluar e kuvendit komunal është përcjellur me tensione të mëdha mes pozitës e opozitës./Indeksonline/