75 Mall Live Search
22:43 / E Hënë, 22 Shtator 2025 / F.R

Ilir Ferati viziton dy familje në fshatin Gurrakoc, shpalos programin për Istogun

Ilir Ferati, kryetar i Istogut që garon edhe për një tjetër mandat në krye të këtij qyteti nga radhët e LDK-së, ka vazhduar takimet me qytetarë.

Ai ka qenë në fshatin Gurrakoc te familjet Kabash dhe Fetahaj.

Ferati ka thënë se ka qenë i nderuar të shpalos programin për Istogun.

“Në Gurrakoc me Kabash e Fetahaj Përveç diskutimeve për hapat e ardhshëm që do të ndërmarrim në zhvillimin e mëtejshëm të fshatit, momentet që ndajmë së bashku, pikërisht si këto, do t’i çmojmë gjithmonë gjatë rrugëtimit tonë.  Jam i nderuar të shpalos programin para jush. Gurrakoc e Faruk faleminderit për mikpritjen dhe mbështetjen e vazhdueshme”, ka thënë Ferati.