Ilir Ferati viziton familjen e Haki Rugovës në Istog: Rrugëtimi ynë vazhdon

Kandidati i LDK-së për kryetar të Istogut, Ilir Ferati, ka vizituar familjen Rugova të ish-kryetarit të ndjerë Haki Rugova.
Përmes një postimi, Ferati tha se u mirëprit ngrohtësisht dhe ndau kujtime të veçanta që lidhen me rrugëtimin politik dhe kombëtar.
Ai vlerësoi kontributin e Familjes Rugova dhe e cilësoi figurën e Haki Rugovës si të paharrueshme për komunën dhe për LDK-në. “Rrugëtimi ynë vazhdon,” u shpreh Ferati.