Ilir Ferati zotohet për zhvillim dhe punësim meritor në Istog

Kandidati për kryetar të komunës së Istogut që vjen nga Lidhja Demokratike e Kosovës, Ilir Ferati, po vazhdon ta prezantoj planin e tij në formë digjitale përmes videove në rrjetet sociale.
Në radhën e videove, ai sot publikoi videon ku i njejti shpalos programin e tij për zhvillim dhe punësim.
Ferati në videon e lartcekur fokusin e ka përqendruar tek përkrahja e të rinjëve dhe grave për t’iu mundësuar zhvillim dhe punësim meritor.
Ilir Ferati përveç në video përmes rrjeteve sociale, ai po shpalos programin e tij edhe nëpër vizitat dhe takimet me qytetarë çdo ditë.