75 Mall Live Search
22:21 / E Enjte, 05 Mars 2026 / H F

Ilir Kërçeli kritikon LDK-në për qëndrimet ndaj amendamenteve të presidentit

Deputeti i LVV-së, Ilir Kërçeli është befasuar me qëndrimet e LDK-së për amandamentet e presidentit.

Ai përmendi se Lumir Abdixhiku tha se këto amendamente hyjnë në fuqi pas 6 muajsh. Një deklaratë e tillë është thjesht e gabuar, nuk qëndron.

Postimi i plotë:

Kryetari i subjektit deklaroi se këto amandamente “nuk kanë bereqet”, ndërsa në të njëjtën kohë tha se “i mbështesim”. Kurse një deputet tjetër nga i njëjti subjekt shtoi: “Tërhiqni këto amandamente.” Ky kaos brenda grupit parlamentar tregon qartë sa unik janë.

Lumir Abdixhiku tha se këto amendamente hyjnë në fuqi pas 6 muajsh. Një deklaratë e tillë është thjesht e gabuar, nuk qëndron.

Ai gjithashtu pyeti: “Keni menduar ta vendosni LDK-në në një pozitë të palakmueshme?”
Por, zotëri Abdixhiku, në një pozitë më të palakmueshme se ajo ku e keni vendosur vetë veten, vështirë se mund t’ju vendosë dikush tjetër. Atë garë, tashmë e keni fituar.

Në fund, Ganja u shpreh: “Nuk më ka ftuar askush për këtë seancë.”
Po pse erdhe pra, o Gane? 🙂