Ilir Kërçeli ndez ‘Kodren e Trimave’ me një fjalim të fuqishëm

Kandidati për deputet në radhët e VV-së, Ilir Kërçeli, gjatë mbrëmjes së sotme ka ndez lagjen “Kodren e Trimave” në Prishtinë me një fjalim të fuqishëm.
Kërçeli, është shprehur se të gjitha partitë që janë në pushtet që 20 vjet kanë me u mundu me u bë bashkë me lënë qeverinë Kurti në opozitë.
“Është e rëndësishmë se sado që mundohen të bijnë në atë numër, krejt kto partitë e vjetra kto partitë që kanë qenë që 20 vjet në pushtet të cilat e kanë dëmtu këtë vend kanë me u bë të gjitha bashkë edhe me e bo një qeveri për ta lënë qeverinë Kurti në opozitë”, ka thënë ai.
Ndërsa therksoi se gjatë mandatit ka pasur një rritje të lartë të ikasimit të të ardhurave në Administratën Tatimore të Kosovës.
“Para se me ardhë kjo qeverisje inkasimi e të ardhurave në Administratën Tatimore të Kosovës ka qenë 400 milionë, tani në përfundim të këtij mandati është inkasimi tatimore është 1 miliardë”, ka thënë Kërçeli.
Kujtojmë se Kërçeli, së fundi ka shërbyer si Shef Kabineti i kryeparlamentarit Glauk Konjufca, kurse tani në zgjedhjet e 9 shkurtit kandidon në listën e Vetëvendosjes me numër 68./Indeksonline/