75 Mall Live Search
16:16 / E Shtunë, 13 Dhjetor 2025 / G T

Ilir Krasniqi ia bën sefte me gol në Ukrainë

Skuadra e Kolos Kovalivka ka barazuar 1:1 ndaj Kryvbas në ndeshjen e vlefshme për javën e 16-të në elitën e futbollit ukrainas.

Golin për mysafirët e shënoi mbrojtësi kosovar, Ilir Krasniqi, shkruan Indeksonline

Krasniqi shënoi gol në minutën e 56’të.

Ky ishte goli i tij i parë me fanellën e Kolosit në futbollin ukrainas./Indeksonline/