Ilir Latifi rikthehet sonte në UFC, përballet me Oezdemir
Ilir Latifi do të përballet sot me zviceranin, Volkan Oezdemir në UFC.
Volkan Oezdemir dhe Ilir Latifi më në fund do të luftojnë në UFC Uruguai pasi dy përpjekjet e mëparshme dështuan.
Në qershor, të dy u vendosën të luftonin në UFC Stockholm, por Latifi u lëndua dhe u detyrua të tërhiqej vetëm disa ditë para luftës.
Oezdemir është 7 vjet më i ri se Latifi i cili është 36 vjeçar, ndërkohë zvicerani është edhe 12.7 centimetra më i gjatë se Ilir Latifi.
Latifi është i gjatë 172.7 centimetra ndërsa Oezdemir është 185.4, shkruan Indeksonline.
Latifi ka zhvilluar 21 duele deri më tash duke arritur 14 fitore prej të cilave 5 i ka me nokaut.
Oezdemir ka zhvilluar 20 ndeshje ku ka 16 fitore dhe 12 prej tyre i ka përfunduar me nokaut./Indeksonline/