75 Mall Live Search
20:09 / E Enjte, 11 Korrik 2019 / indeksADMonline

Ilir Meta e jep lajmin për vdekjen e aktores së njohur shqiptare

Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta, ka thënë se ka ndërruar jetë aktorja e mirënjohur, Valentina Caci.

Këtë e bëri të ditur Meta me anë të një postimi në rrjetin social Facebook.

Ai tha se ndanë dhembjen më të madhe për humbjen e kësaj artisteje.

Image result for valentina caci

“Me rolet dhe personazhet karakteristike, të luajtura me aq talent dhe mjeshtëri të rrallë, në skenë, dhe veçanërisht në film, Valentina Caci fitoi simpatinë dhe u duartrokit me meritë nga shumë breza, duke na lënë pas një trashëgimi të vyer në teatër e kinematografi”.

“Duke ndarë dhimbjen e thellë për humbjen e kësaj artisteje të madhe, i përcjell ngushëllimet më të sinqerta të afërmve dhe bashkëpunëtorëve të saj, si edhe të gjithë artdashësve shqiptarë”, ka shkruar Meta në Facebook.

Ja postimi i plotë i tij: