75 Mall Live Search
09:38 / E Mërkurë, 08 Nëntor 2023 / A. M.

Ilir Meta ftohet në SPAK, jep një deklaratë para se të futej në objekt!

Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ditën e sotme është paraqitur në SPAK.

Para se të hynte brenda ambienteve të Prokurorisë së Posaçme, ai tha për gazetarët se është thirrur për çështjen ÇEZ-DIA.

Meta: Për telenovelën ÇEZ-DIA. Meqë jeni lajmëruar herët dhe po përballoni dhe shiun. Është një telenovelë, që është e gjykuar nja dy herë, dhe është rihapur për rastin konkret në dhjetor të 2029 nga një kallëzues i rremë që është dënuar dy herë nga gjykata për shpifje dhe për dhunë në familje. Faleminderit.