Ilir Meta kërcënon prokurorët dhe gjyqtarët: Nëse një pikë gjaku derdhet nesër, por edhe një pikë loti, mjerë ju!

Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta, përmes një postimi në Facebook ka dhënë një njoftim për gjyqtarët dhe prokurorët, shkruan IndeksOnline.
Ai i udhëzoi ata që të dëgjojnë presidentin.
Meta tha se nësë nuk e dëgjojnë mjerë ata.
“Të dashur Prokurorë dhe Gjyqtarë! Dëgjojeni mirë Presidentin e Republikës!
Boll dëgjuat përfaqësuesin e Ndrangheta-s, Don Agaçion.
Nëse jo, një pikë gjaku të derdhet nesër, por edhe një pikë loti, mjerë ju!
Nesër duhet të jetë Festa e Demokracisë!”, tha ai./IndeksOnline/