Ilir Meta kërkon lirinë, ish presidenti i drejtohet sërish Gjykatës së Lartë
Ilir Meta i drejtohet sërish Gjykatës së Lartë për lirimin nga qelia.
Kërkesa e kreut të Partisë së Lirisë vjen pak ditë pasi u rrëzua në Apelin e GJKKO.
Meta ndodhet në burg që prej tetorit të vitit 2024, i akuzuar për korrupsion pasiv, pastrim parash dhe fshehje pasurie, për aferën CEZ-DIA, lobimin e LSI-së në SHBA dhe pasuritë e padeklaruara.
Dosja u dërgua për gjykim në fund të gushtit nga SPAK. Edhe Monika Kryemadhi përballet me të njëjtat akuza si ish bashkëshorti i saj./Indeksonline/

