11:32 / E Martë, 02 Korrik 2019 / indeksADMonline

Ilir Meta kërkon që të mbahen zgjedhjet e përgjithshme dhe zgjedhjet për President

Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta po mban një konferencë shtypi live nga Presidenca, për vlerësimin e votimeve socialiste, por edhe për zgjidhjen e plotë të krizës edhe më të rënduar kushtetuese, institucionale, politike dhe të përfaqësimit në vend.

Ai ofroi një zgjidhje për krizën politike që sipas tij ka mbërthyer vendin. Dhe zgjidhja sipas tij është që përveç zgjedhjeve lokale, më 13 Tetor duhet të mbahen zgjedhjet e përgjithshme dhe zgjedhjet për President.

“Shqipëria nuk duhet të humbasë për lojëra politikanësh e ambasadash”, tha Meta./Indeksonline/