75 Mall Live Search
17:22 / E Premte, 19 Shtator 2025 / A

Ilir Meta mbetet në burg, rrëzohet kërkesa për zbutje të masës së sigurisë

Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka vendosur që t’ia vazhdojë burgun Ilir Metës, ish-presidentit të Shqipërisë.

Avokatët e Metës kërkuan që masa të zëvendësohet me një më të lehtë, si detyrim paraqitjeje apo ndalim i daljes jashtë shtetit, por gjykata e refuzon.

Sipas Euronews Albania, pavarësisht argumenteve të mbrojtjes, gjykata vendos se nuk janë plotësuar kushtet ligjore për ndryshimin e masës, duke lënë Metën pas hekurave.