75 Mall Live Search
18:21 / E Mërkurë, 24 Qershor 2020 / indeksADMonline

Ilir Meta: Ne besojmë në pajësinë e Thaçit dhe Veselit

Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta, përmes një postimi të bërë në Facebook ka reafuguar ndaj ngritjes së aktakuzave nga Prokuroria Speciale ndaj Thaçit dhe Veselit.

Ai ka thënë se beson në pafajësinë e presidentit Thaçi dhe ndaj ish-kryetarit të Kuvendit Veseli.

Ky është postimi i plotë i Metës:

Lufta e UÇK-së, që iu imponua popullit të Kosovës nga shtypja dhe gjenocidi i regjimit kriminal të Millosheviçit, rezultoi se ishte e drejtë dhe vendimtare, jo vetëm për lirinë dhe themelimin e Republikës së Kosovës në kufijtë e njohur ndërkombëtarisht, por edhe për paqen, stabilitetin dhe ardhmërinë e saj europiane dhe të rajonit tonë.
Ne besojmë në pafajësinë e Presidentit Hashim Thaçi, ish-Kryetarit të Kuvendit, Kadri Veseli dhe të gjithë bashkëluftëtarëve të tyre.
Edhe më parë janë ngritur akuza ndaj ish-drejtuesve të UÇK, por pafajësia e tyre dhe drejtësia e luftës është konfirmuar.
Ne besojmë se kjo do të ndodhë përsëri.