75 Mall Live Search
10:33 / E Martë, 17 Shkurt 2026 / b l

Ilir Meta nga burgu uron 18-vjetorin e pavarësisë së Kosovës

Ish-presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta ka uruar 18-vjetorin e pavarësisë së Kosovës.

Përmes një postimi në rrjetin social Facebook, Meta ka shprehur mirënjohje për heronjtë, dëshmorët, luftëtarët.

“Gëzuar Dita e Pavarësisë, Kosovë e dashur! Mirënjohje e përjetshme për heronjtë, dëshmorët, luftëtarët dhe etërit e pavarësisë, që me sakrificën dhe përkushtimin e tyre bënë realitet ëndrrën shekullore të lirisë.

Nderim i veçantë për presidentin historik Ibrahim Rugova dhe për Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës, që udhëhoqën me vizion, guxim dhe vendosmëri rrugën drejt shtetësisë. Pavarësia e Kosovës dëshmoi se është një faktor i rëndësishëm stabiliteti dhe paqeje në rajon. Sot, Kosova qëndron krenare si një shembull i demokracisë funksionale, i zgjedhjeve të lira, i institucioneve të përgjegjshme dhe i llogaridhënies para qytetarëve të saj. Lavdi përjetë atyre që sakrifikuan për lirinë”, ka shkruar ai.