Ilir Meta parqitet sërish në gjykatë për të kërkuar lirinë

Ish-presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta është paraqitur sot në Gjykatën e Posaçme, ku do të njihet me rivlerësimin e masës së sigurisë.
Gazeta “Panorama” raporton se në seancën e sotme janë të pranishëm prokurorët Arben Kraja dhe Sotir Kllapi, ndërsa nuk është kreu i SPAK-ut, Altin Dumani.
Ilir Meta, iu drejtua Gjykatës së Posaçme të Apelit duke ankimuar masën e “arrestit me burg” dhe kërkon lirinë, ndërsa ish bashkeshortja e tij, Monika Kryemadhi ka ankimuar masen e “detyrimit të paraqitjes”.
Ish-kryetarja e LSI-së, aktualisht deputete e Partisë së Lirisë, Monika Kryemadhi po hetohet nga SPAK-u për tri akuza pastrim parash, korrupsion dhe mosdeklarim pasurish në lidhje me dosjen e CEZ DIA dhe lobimin e LSI-së në SHBA. Po për këtë dosje po hetohet bashkëshorti i saj, Ilir Meta.
Aktualisht Ilir Meta ndodhet në qeli, pasi ndaj tij SPAK-u ka caktuar masën e sigurisë arrest me burg.