Ilir Meta puth qenin hero të FSK-së, që shpëtoi jetë pas tërmetit
Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta, është duke qëndruar sot në Kosovë. Ai ka qëndruar edhe në kazermën e FSK-së “Adem Jashari”, në Prishtinë, ku u prit me nderime të larta nga njësitet ushtarake dhe policore.
Meta me këtë rast, si shenjë falënderimi për ndihmën dhe mobilizimin ndaj shqiptarëve të prekur nga tërmeti i së martës, ka dhënë edhe dekorata. Duke falënderuar edhe njësitë nga institucionet e tjera si KEK-un, Zjarrfikësit e Komunës se Suharekës, minierat të “Trepçës” dhe Artanës, të cilëve u dha dekorata, përcjell Indeksonline.
Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta tha se çdo vend i NATO-s do t’ishte i kënaqur me atë që ka shfaqur FSK-ja gjatë ditëve të kërkim-shpëtimit në Shqipëri, pas tërmetit të fuqishëm që goditi vendin.
E, presidenti shqiptar nuk harroi ta falenderonte edhe qenin hero të FSK-së, i cili shpëtoi jetë pas tërmetit.
Por, këtë Meta e bëri me një gjest mjaft të veçantë, përveç që e dekoroi, ai u përkulur duke e puthur në ballë qenin hero.
Kujtojmë që tërmeti i një jave më parë, la të vdekur 52 persona, derisa afro 1000 të tjerë mbeten të lënduar./Indeksonline/
