75 Mall Live Search
23:08 / E Diele, 31 Korrik 2022 / Gj. Sh

Ilir Meta reagon pas tensioneve në veri të Kosovës

Ish-presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta, ka reaguar pas tensioneve në veri të Kosovës.

Ai ka thënë se mbështet vullnetin e institucioneve të Republikës së Kosovës për vendosjen e ligjshmërisë në të gjithë territorin e vendit dhe dënon sulmin ndaj Policisë dhe forcave të sigurisë në ushtrimin e detyrës, transmeton Indeksonline.

Reagimi i plotë:

“Mbështes plotësisht vullnetin e institucioneve të Republikës së Kosovës për vendosjen e ligjshmërisë në të gjithë territorin dhe dënoj me forcë çdo sulm ndaj Policisë dhe forcave të sigurisë në ushtrimin e misionit dhe detyrës së tyre ligjore dhe kushtetuese.Bëj thirrje për shmangien e çdo provokimi dhe përshkallëzimi të tensioneve, që minojnë sigurinë e Kosovës, paqen dhe stabilitetin në rajon, duke theksuar se vendosja e reciprocitetit është e drejtë e çdo shteti sovran”, ka shkruar Meta në Facebook./Indeksonline/