09:24 / E Enjte, 31 Dhjetor 2020 / Blerim

Ilir Meta shkarkon Edi Ramën, ja dy emërimet e reja

Njoftim i Institucionit të presidentit të Republikës

31 dhjetor 2020

Presidenti i Republikës, SH.T.Z Ilir Meta ka dekretuar sot shkarkimin e zotit Edi Rama nga detyra e ministrit për Evropën dhe Punët e Jashtme dhe zonjës Olta Xhaçka nga detyra e ministres së Mbrojtjes.

Po sot, presidenti Meta ka dekretuar emërimin e zonjës Olta Xhaçka në detyrën e ministres për Evropën dhe Punët e Jashtme dhe zotit Niko Peleshi në detyrën e ministrit të Mbrojtjes.