75 Mall Live Search
10:37 / E Martë, 07 Janar 2025 / A. M.

Ilir Meta shkruan nga burgu: Po mashtrojnë mediat e regjimit!

Ish-presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta pritet që sot të dal para SPAK-ut.

“Rreth 15 minuta më parë mediat e regjimit mashtruan duke pretenduar se unë kam hyrë në ambientet e SPAK. Nuk është e vërtetë.

Unë akoma jam në qelinë Nr.5, i gatshëm që në ora 10:00 për të shkuar në SPAK edhe pse lajmërimin e kam marrë nga mediat e regjimit dhe jo sipas procedurave ligjore.

Mezi po pres të takohem me “kolegët” e megahajdutëve të regjimit më të korruptuar në kontinent dhe pas seancës reciproke të pyetjeve në SPAK, jam i hapur t’u përgjigjem pyetjeve të gazetarëve”, ka shkruar ai në Facebook.