Ilir Meta takohet me xhudistët kosovarë në Sarajevë
Xhudistët kosovarë së bashku me trajnerin Driton Kuka po qëndrojnë në Sarajevë për Kupën Evropiane U21.
E në kryeqytetin boshnjak është edhe presidenti i Shqipërisë i cili ka udhëtuar për Samitin e Procesit të Bashkëpunimit të Vendeve të Evropës Juglindore (SEECP).
Kuka dhe xhudistët kanë takuar Metën në qendër të Sarajevës ku kanë kaluar një pasdite së bashku.
“Çfarë takimi i bukur e domethënës për ne me Presidentin Meta! Bashçarshija e Sarajevës sot merrte frymë Shqip. Takim motivues për garuesit tonë drejt sfidave të reja!“, ka shkruar Kuka në Facebook.
Kujtojmë se në këtë turne Kosova ka fituar dy medalje të Arta. /IndeksOnline/