75 Mall Live Search
14:38 / E Hënë, 18 Nëntor 2024 / Z S

Ilir Meta, thirrje mbështetësve: Mos protestoni për mua nesër para gjykatës

Gjatë ditës së nesërme në Gjykatën e Apelit zhvillohet seanca gjyqësore ndaj Ilir Metës.

Lidhur me këtë presidenti i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, u ka bërë thirrje mbështetësve të tij që nesër të mos protestojnë për të në ambientet para gjykatës.

‘’Të dashur anëtarë dhe simpatizantë të Partisë së Lirisë. Siç jeni në dijeni, nesër në orën 10:00, në Gjykatën e Apelit (GJKKO) zhvillohet seanca gjyqësore me objekt revokimin e masës së paligjshme të arrestit me burg të aplikuar ndaj meje prej një muaji. Jam në dijeni të iniciativave të personave të paautorizuar nga unë apo spontane për të protestuar përpara gjykatës. Ju bëj me dije se veprime të tilla janë të padobishme dhe të dëmshme’’, ka shkruar Meta.

Më tej ai është shprehur se betejën e tij ligjore e ka bazuar në parashtrimin e gjithë të vërtetave përpara gjykatës, duke denoncuar inekzistencën e provave ndaj tij në këtë proces kryekëput politik./Indeksonline/