07:19 / E Enjte, 05 Dhjetor 2019 / indeksADMonline

Ilir Meta viziton 500 shqiptarët e strehuar në Kampin Inovativ, në Prizren

Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta, dje ka qëndruar në Kosovë.

Përveç Prishtinës dhe Gjilanit, a dje ka qenë edhe në Prizren, saktësisht në Parkun e Inovacionit dhe Trajnimeve ku po strehohen rreth 500 persona të prekur nga tërmeti.

Meta u prit nga kryetari i Prizrenit, Mytaher Haskuka dhe humanisti Halil Kastrati, i cili po kujdesej për darkën.

“Sot në mbrëmje u takova me bashkëqytetarët e mi, që humbën banesat si pasojë e tërmetit shkatërrimtar të 26 nëntorit, të strehuar në Kampin e Inovacionit në Prizren. Bashkëbiseduam për tejkalimin e situatës emergjente dhe rikthimin në normalitet.

Falenderoj Komunën e Prizrenit dhe kryetarin e saj z.Mytaher Haskuka për përkujdesjen e ngrohtë dhe vëllazërore, në veçanti vullnetarët që shërbejnë me dashuri, pa u lodhur”, ka thënë Meta.

Ndërsa Haskuka ndër të tjera ka thënë se pa ndihmën e të tjerëve, e sidomos bizneseve lokale dhe shoqatave të ndryshme vështirë se do të arrinim të sigurojmë ushqimin për 500 persona gjatë kësaj kohe../Indeksonline/